400 turistë gjermanë tur me biçikletë mes shiut në Vlorë: Do të vazhdojnë udhëtimin drejt Greqisë
Aktualitet E Diel, 2 Maj 2021 19:04
Për të njohur Shqipërinë. Me këtë qëllim afro 400 turistë gjermanë, pasi mbërritën me kroçierë nga Berlini në Portin e Vlorës, nisën turin e tyre me biçikletë.
Duke sfiduar motin, në mes të shiut ata udhëtuan drejt Fierit me destinacion Apolloninë.
Turistët e bënë ndalesën në Vlorë, menjëherë pas vizitës së tyre në Kotorr të Malit te Zi.
Pasi të kalojnë disa orë në Shqipëri, ata do të vazhdojnë udhëtimin drejt Greqisë.

