404 mijë qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore në 2019-ën

Gjatë vitit 2019, 404 mijë qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në sallën operative të urgjencës kombëtare. Mes fluksit të telefonatave 6500 prej tyre kanë qenë për aksidente. Fluksi i telefonatave në sallën operative ka vijuar dhe ditët e para të janarit, ku janë regjistruar më shumë se 5 mijë thirrje. 

404 mijë qytetarët kanë telefonuar sallën operative të urgjencës në 2019 për të kërkuar ndihmë mjekësore.

Shifrat bëhet të ditura nga urgjenca kombëtare, ku mes këtyre telefonatave 107 prej tyre kanë qenë për vizita mjekësore në banesë. Sipas drejtorit të urgjencës kombëtare, Skender Brataj, rreth 55% e këtyre telefonatave janë trajtuar me ndihmë mjekësore në banesë.

Skender Brataj: Jemi 107-108 mijë vizita të kryera në banesë, nga të cilat 55-56% janë trajtuar në banesë. Kemi 394 mijë skeda. Çdo gjë është e regjistruar në databasen tonë.

Mes telefonatave gjatë 2019-ës ishin dhe rastet e aksidenteve, ku sipas drejtorit Brataj janë regjistruar 6500 të tilla, ndërsa për çdo viktimë si pasojë e aksidentit shkaktohen 2 invalidë të përhershëm.

Skender Brataj: Kemi 6500 aksidente të kryera gjatë këtij viti, ku ka pasur edhe viktima rreth 175. Çdo i vdekur në një aksident rrugor na shkakton dy invalidë të përhershëm.

Ndërkohë gjatë ditëve të para të janarit kanë mbërritur në sallën operative të urgjencës mbi 5000 thirrje telefonike për ndihmë mjekësore. Nga këta telefonata, rreth 70 ishin për raste të ndryshme aksidentesh.

SHKARKO APP