“41 bis”. 5 nga 7 bosët e krimit kundër vendimit

Avokati i Emiliano Shullazit ka kundërshtuar në gjykatën e Posaçme vendimin për klientin e tij që t’i nënshtrohet regjimit 41 bis. Ai thotë se vendimi i marrë më herët nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj është i kundraligjshëm dhe abuziv.

Avokati thotë se me këtë vendim është “ cënuar rëndë parimi themelor i prezumimit të pafajsisë, derisa fajësia e tij të provohet ligjërisht”. Avokati kërkon shfuqizimin nga gjykata të vendimit pasi thotë se është në kundërshtim dhe me kushtetutën.

Ndërkohë Shullazi nuk është i vetmi që del kundër vendimit, në të linjë janë edhe Endrit Zela, Endrit Qyqja, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?