41 bis dhe të fortët në burgje/Soreca: Vijoni, keni mbështetjen e BE-së

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, deklaroi sot se regjimi i posaçëm “41 bis” është shumë i rëndësishëm për të parandaluar që kriminelët nëpër burgje të komunikojnë me miqtë e tyre jashtë, dhe t’i urdhërojnë të bëjnë vepra të ndryshme. Gjatë konferencës për administrimin, menaxhimin dhe përdorimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara, Soreca shtoi se Europa do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në hapat e saj në Drejtësi.

Pjesë nga deklarata

Kriminelët e nivelit të lartë janë njerëz shumë të vendosur që duan të bëjnë gjithçka vetëm të vazhdojnë të kryejnë bizneset e tyre, qoftë edhe nga burgjet në mënyrë që të përdorin të gjitha mënyrat e mundshme për të komunikuar me miq të tyre po aq kriminelë sa ata, t’i urdhërojnë për të bërë gjëra nga më të ndryshmet.

Regjimi i posaçëm që njihet me emrin “41 bis” është i rëndësishëm për të parandaluar këtë që të ndodhë nga muret e burgjeve. Ky lloj regjimi ka treguar që është efikas. Në zbatimin e plotë të këtij ligji Shqipëria si shtet anëtar me të drejta të plota të Këshillit të Europës duhet t’i përmbahet rregullave që rrjedhin për burgjet dhe vendimeve të Gjykatës Europiane.

Çështja e korrupsionit të personelit të burgjeve është shumë i rëndësishëm. Kemi parë përpjekje të marrjes së masave ndaj personelit të burgjeve. Është e rëndësishme të shikojmë rezultate. Duhet të shoqërohen me masa shtesë. Qeveria ka marrë masa kurajoze për këto çështje. Disa punonjës të shërbimit policor, janë larguar edhe nga puna dhe këto duhet të ngrenë standardet në burgjet shqiptare. Drejtësia dhe siguria do të mbështet nga BE.

Hyrja në fuqi e marrëveshjes me Eurocast. Ka ardhur koha që të gjithë ekspertët ti përdorin dhe Shqipëria të marrë hapa drejt BE. Është thelbësore që të vazhdohen këto përpjekje dhe standardet e integritetit në burgjet shqiptare të jenë në nivel të lartë pasi lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet përparësia më e lartë. Ne do vazhdojmë t’iu asistojmë jo vetëm në nivel profesional por dhe financiar.

SHKARKO APP