421 kg kanabis në makinë, arrestohet ish-polici

Është arrestuar pas një viti në kërkim ish-efektivit të komisariatit nr 2 në Tiranë, i cili akuzohet “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në vitin 2018, në makinën e ish-efektivit të identifikuar me inicialet S. O.,31 vjeç, u gjetën 421 kg kanabis.

Lidhur me këtë akuzë,Gjykata e Krujës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Po ashtu, ndaj 31-vjeçarit është ngritur dhe një padi nga bashkëshortja e tij për dhunë fizike dhe psikologjike sistematike  ndaj saj. Ndërkohë, gjatë kontrollit të banesës policia i gjeti një armë zjarri pistoletë me 7 fishekë.

Tashmë, mbi ish-efektivin rëndojnë akuzat “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

SHKARKO APP