45 kg kokainë, kapet trafikanti shqiptar në Greqi

Një shqiptar është arrestuar nga policia greke, aty ku në një banesë janë gjetur dhe sekuestruar disa armë dhe më shumë se 45 kilogramë kokainë.

Lënda narkotike ishte fshehur në një hapësirë të posaçme që ishte krijuar në magazinën ku ndodhet kaldaja. Kokaina ishte ndarë në 36 pako të standardizuara që kishin logo të ndryshme nga jashtë dhe brenda për të identifikuar sasitë në fjalë. Në të njëjtën kohë u gjet një kallashnikov, një pistoletë me dy karikatorë dhe 149 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Sa i përket 45-vjeçarit shqiptar, me inicialet V.L. që u vu në pranga, ai rezulton emër i njohur për policinë, pasi është anëtar i një rrjeti që trafikonte kokainë në rajonin e Atikës. 45-vjeçari u arrestua në Kifisi dhe në momentin e ndalimit iu gjet 17.5 gramë kokainë.

SHKARKO APP