45 parti duhet të kthejnë paratë pasi nuk kaluan pragun në zgjedhje

 

45 parti politike që nuk kanë arritur pragun prej 5 për qind të votave në zgjedhjet e 21 qershorit do të duhet të kthejnë paratë e përfituara nga buxheti i shtetit, ndërsa 15 të tjera do të fitojnë fond shtesë. Lista e partive që do kthejne parate mbrapsh kryesohet Partia Demokracia Sociale, e ndjekur nga PDK, PBDNJ dhe PR. Ndërsa në partitë që do marrin më shumë fonde publike, më e fituara del LSI me më shumë se 6 milion lekë.

45 parti politike që nuk kanë arritur pragun prej 5 për qind të votave në zgjedhjet e 21 qershorit do të duhet të kthejnë paratë e përfituara nga buxheti i shtetit, ndërsa 15 të tjera do të fitojnë fond shtesë.

Në total, brenda shtatorit, partitë politike që kanë marrë paradhënie më shumë para se përcaktimi duhet të kthejnë një shumë prej 11. 688. 148 lekë.

Lista e partive që do kthejne parata mbrapsh kryesohet nga Partia Demokracia Sociale e cila duhet të kthejë rreth 1.3 milionë lekë, pas saj vjen Partia Demokristiane e Shqipërisë që duhet të kthejë rreth 1 milion lekë.

Pothuajse e njëjta shumë duhet të kthehet edhe nga Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Partia Social Demokrate e Skënder Gjinushit duhet të kthejë 826. 966 lekë. lekë
Nga kampi opozitar edhe Partia Republikane do të duhet të kthejë në buxhetin e shtetit 661.159 lekë.

Po sipas projektvendimit që pritet që KQZ-ja të miratojë të hënën, janë 15 subjekte politike të cilat kanë marrë paradhënie më pak lekë se shuma që përfitojnë në bazë të votave të marra.

Përfituesja më e madhe është Lëvizja Socialiste për integrim me 6.8 milionë lekë dhe pas saj Fryma e Re Demokratike me 1.2 milionë lekë.

Në listën janë edhe parti surprizë si Partia Ligj e Drejtësi, Partia Ora e Shqipërisë,apo Partia e Gjelbër.

Ndërkohë, pot ë hënën do të hidhet edhe shorti i cili do të përcaktojë emrin e ekspertëve kontabël që do të kontrollojë fondet e përftuara dhe të shpenzuara nga partitë politikë gjatë fushatës zgjedhore të 21 qershorit por edhe financat e subjekteve për vitin 2014.

SHKARKO APP