45 viktima, kompania ”Besa Trans” u padit 4 herë në 2021

Kompania “Besa Trans”, në autobusin e cilës u dogjën 45 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, mësohet se ka katër padi penale për mos respektimin e protokolleve të Covid-19 në vitin 2021.

Kjo gjë u vërtetua nga Inspektorati Shtetëror i Transportit. Ata thonë se gjatë këtij viti në vendkalimet kufitare janë kryer katër kontrolle të inspektorëve në bazë të respektimit të masave ndaj autobusëve të kësaj kompanie dhe në të gjitha rastet është paditur 4 herë.

Në autobus gjithmonë ka pasur numër më të madh të udhëtarëve sesa ka qenë e lejuar në periudhën e pandemisë. Nga Inspektorati thonë se “Besa Trans” i ka të gjitha licencat dhe lejet e nevojshme për transport të lirë ndërkombëtar.

SHKARKO APP