45-vjeçari tha se e kishte komplimentuar, e motra e policit nxjerr sms: Se ka rrahur vëllai im, ai është përndjekës

Altin Meçaj u dhunua brutalisht në pragun e shtëpisë në fshatin Vjosë të Fierit, pretenduar nga Fredi Lamaj së bashku me disa persona të tjerë. Nga ky dhunim e pësoi dhe babai i 45-vjeçarit, Ylli, i cili iu hodh sipër të birit për ta mbrojtur. Ndërkohë Fredi Lamaj është pjesë e strukturës së Policisë së Fierit.

Meçaj thotë se Fredi Lamaj e dhunoi pasi ai i kishte komentuar të motrës së tij në facebook duke e komplimentuar “je bërë shumë e bukur”. Por, së fundmi për mediat ka reaguar e motra e Fredi Lamajt, e cila hedh poshtë pretendimet se i vëllai i saj të ketë dhunuar Altin Meçajn. Madje ajo ka publikuar dhe mesazhet që 45-vjeçari i kishte dërguar dhe bëhet fjalë për më tepër sesa një kompliment apo një like.

E motra e Fredi Malajt jeton në Itali dhe thotë se është kthyer në vend për të denoncuar në polici Altin Meçajn, pasi ky i fundit e ka përndjekur dhe i ka shkarkuar shqetësim në familje. Ndër të tjera, ajo thotë se ka dëgjuar dhe të tjera raste në fshat që Altin Meçaj ka përndjekur dhe të tjera vajza.

Swiss Digital Desktop Reklama

Altin Meçaj i cili është emigrant në Gjermani, në prononcimin për mediat, tha se sapo ishte futur në shtëpi në mbrëmje kur një zë e thërriti nga oborri i shtëpisë. Ai tha se në atë moment u fikën dritat dhe se nuk i ka parë personat që e dhunuan, por ka njohur nga zëri Fredi Lamajn pasi janë komshinj dhe pak më parë e kishte kërcënuar me mesazh në telefon për shkak se i kishte shkruar të motrës. /Report Tv/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?