45-vjeçarja bie nga kati i dytë, mister shkaqet

Një 45-vjeçare nga fshati “Poshnje” në Urë Vajgurore është hedhur nga ballkoni i katit të dytë dhe është gjetur e shtirë dhe pa ndjenja në oborrin e banesës së saj private mesditën e sotme. Rrëzimi i gruas nga ballkoni i katit të dytë është parë nga fqinjët, të cilët kanë shkuar menjëherë për ti dhënë ndihmën e parë dhe kanë njoftuar policinë. Zamira Xhaxhaj, nëna e dy fëmijëve është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku gjendja e saj paraqitet e rëndë.

Burime të Spitalit Rajonal të Beratit bëjnë me dije se gruaja ka pësuar dëmtime në shtyllën kurrizore dhe po trajtohet intensivisht. Në vendngjarje kanë shkuar inspektorë të policisë, të cilët po marrin më pyetje të gjithë ata banorë të fshatit që kanë dijeni rreth ngjarjes.

Ende nuk bëhen zyrtarisht të ditura nga policia shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje, ashtu sikurse nuk konfirmohet as fakti nëse gruaja është hedhur vetë apo ka rënë aksidentalisht apo nëse e kanë shtyrë nga ballkoni. 45-vjeçarja jetonte vetëm me dy fëmijët e saj, 10 dhe 13-vjeç, në një banesë në ndërtim e sipër në kodrën e fshatit Poshnje. Bashkëshorti i saj, Ardian Xhaxha, mësohet se ka emigruar prej disa muajsh jashtë vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?