45-vjeçarja nga Kina tenton të largohet me 60 mijë euro të padeklaruara, kapet në Rinas
Një 45-vjeçare kineze është proceduar penalisht nga Policia Kufitare e Rinasit, pasi tentoi të largohej nga Republika e Shqipërisë me një shumë prej 61,755 euro dhe 10,000 dollarë, pa i deklaruar sipas ligjit.
“Sekuestrohet shuma e parave.
Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar të shumave të konsiderueshme të parave.
Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen A. W., 45 vjeçe, me shtetësi kineze, të cilës gjatë kontrollit në vijën e dytë iu gjetën 61 755 euro dhe 10 000 dollarë amerikanë, që synonte t’i nxirrte nga Republika e Shqipërisë, pa i deklaruar konform ligjit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
KOHA JONË SONDAZH

