46 parti duhet të kthejnë afro 12 milionë lekë

Pas zgjedhjeve të 21 qershorit, 46 parti i detyrohen buxhetit të shtetit një shumë prej 11.688.148 lekësh.

Kjo bazohet në kodin zgjedhor për shpërndarjen e fondit për partitë pjesëmarrëse në zgjedhje, që saktëson se nëse shuma e marrë paradhënie është më e madhe se llogaritja përfundimtare e votave pavarësisht pragut 0.5%, partia duhet të kthejë fondet në buxhetin e shtetit.

Lista e 46 partive kryesohet nga Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos që detyrohet të kthejë edhe shumën më të lartë të buxhetit të shtetit, konkretisht mbi 1 milion e 300 mijë lekë të reja.

Më pas vjen Partia Demokristane e Nard Ndokës, e cila i detyrohet buxhetit të shtetit mbi 1 milion lekë të reja.

Në listën e partive që duhet të kthejnë fondet e përvetësuara janë PBDNJ e Vangjel Dues, Partia Socialdemokrate e Skënder Gjinushit, Partia Republikane e Fatmir Mediut, si dhe Lëvizja Për Zhvillim Kombëtar e Dashamir Shehit.

Ndërsa përsa i përket partive të tjera, në listë do të mund t’i kthejnë buxhetit të shtetit 83.833 lekë të reja secila prej tyre.

SHKARKO APP