460 objekte për tu shembur në qarkun e Durrësit, kryeson Shijaku

Nga inspektimi i kryer deri më tani në terren nga grupet e ekspertëve shqiptarë e të huaj. Në Qarkun e Durrësit janë verifikuar deri më tani në total, 6048 objekte. Teksa deri më tani në qarkun e Durrësit janë shembur 43 objekte, nga verifikimet që janë bërë, mbeten për tu shembur edhe 460 godina. Ndërkohë është mbyllur procesi i shembjeve në Thumanë, ku në total në këtë zonë u prishën 10 objekte, njëra shkollë, dhe të tjerat pallate. E njëjta situatë edhe në Bubq ku procesi është mbyllur me shembjen e vetëm dy objekteve, 1 shkollë dhe një pallat 2 katësh.

Bashkia Durrës-1963 Objekte të inspektuara, 639 të pabanueshme, 88 për tu prishur;

Bashkia Krujë-2428 Objekte të inspektuara, 910 të pabanueshme, 27 për t’u prishur;

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkia Shijak-1657 Objekte të inspektuara, 901 të pabanueshme, 345 për t’u prishur;

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Bashkinë Durrës, janë dëmtuar 12 institucione arsimore, dhe 7071 nxënës të këtyre shkollave janë transferuar në 15 shkolla të tjera pritëse.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?