48 mijë nxënës fillojnë mësimin online, zyrtari: Është shtuar numri i mungesave

Rreth 48 mijë nxënës në 10 bashki të vendit që konsiderohen zona me risk të lartë për përhapjen e Covid-19, nga dita e sotme deri më 25 prill, do të bëjnë mësim online. Një ndër arsyet për kalimin në këtë skenar ishte rritja e numrit të mungesave nëpër shkolla, tha Fiqiri Çifligu nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar.

”Aktualisht ne kemi në të 10 zyrat arsimore ku mësimi kalon online 215 gjimnaze publike dhe jo publike, me rrreth 48 mijë nxënës, gati 50% e nxënësve të arsimit të mesëm, të cilët nga sot dhe për dy javë do të vazhdojnë mësimin online. Aktualisht ka pasur një shtim të numrit të mungesave dhe kjo ka qenë arsyeja që kaluam në këtë skenar”,-tha Fiqiri Cifligu.

Nga ana tjetër, Çifligu tha se mësimi online do të zhvillohet përmes platformës akademi.al për të evituar sa më shumë përdorimin e Whatsapp. ”Për shkollat që kthehen online janë marrë masat që nëpërmjet akademi.al apo platformave të tjera funksionale për zhvillimin e mësimit online, ky proces të zhvillohet nga mësuesit qoftë me prezencë të tyre në shkolla pjesërish por edhe nga shtëpitë e tyre të ndjekin mësimin online, duke evituar në maksimum mësimin nëpërmjet Whatsapp”.

SHKARKO APP