482,711 qytetarë kryen Kontrollin Mjekësor Bazë, Manastirliu: Kapërcehet targeti vjetor

”Targeti i vendosur prej 475 mijë qytetarësh për kryerjen e Kontrollit Mjekësor Bazë është kapërcyër me mbi 7700 qytetarë, që do të thotë që për secilin prej qytetarëve që janë mbi targetin e vendosur, Kontrolli Mjekësor Bazë ka zero kosto për shtetin dhe paguhet nga koncesionari”, kështu shprehet ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e cila konfirmoi se viti 2019 është viti i parë që është kapërcyer targeti dhe janë 482,711 qytetarë që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë. ”Përgjigja e qytetarëve që gjithnjë e më shumë i besojnë këtij programi parandalues, i cili ka sjellë dobi të jashtëzakonshme për ruajtjen e shëndetit të popullatës, është përgjigja më e mirë për të gjithë skeptikët”. Rezultatet që ka prodhuar Kontrolli Mjekësor Bazë janë shumë të rëndësishme për parandalimin e sëmundjeve, uljen e invaliditetit dhe mortalitetit nga sëmundjet kronike.

Të dhënat tregojnë se në rang kombëtar 26.2% e qytetarëve që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë kanë vlera të larta të Kolesterolit që rrezikojnë të preken nga probleme të enëve të gjakut, zemrës dhe trurit nëse nuk ndryshojnë stilin e jetesës. Në rang kombëtar 14.5 % e qytetarëve që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë janë pre-diabetik ndërsa 8.6 % janë me diabet. Rezulton se 13.4 % e qytetarëve që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë janë anemik; 6.73 % e qytetarëve që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë rezultojnë me rritje të vlera të larta të enzimave të mëlcisë.

Prej prillit 2015 zbatohet në të gjithë vendin programi i kontrollit shëndetësor bazë pa pagesë për të gjithë shtetasit rezident të grupmoshës 35-70 vjeç. Rreth 13% më shumë qytetarë krahasuar me vitin 2018 e kanë kryer këtë kontroll. Prej fillimit të këtij programi janë më shumë 1 milion e 797 mijë kontrolle mjekësore bazë të kryera nga qytetarët. Aktualisht ka dyfishim të qytetarëve që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë që nga viti 2015. Përveçse qytetarët e kanë përfituar falas këtë shërbim shëndetësor, kontrolli mjekësor bazë ka ndikuar edhe në uljen e kostove të trajtimit të tyre, duke ulur invaliditetin dhe mortalitetin nga sëmundjet jo të transmetueshme. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, programi i Kontrollit Mjekësor Bazë konsiderohet kosto-efektiv për Shqipërinë, ku vihet re një rritje e sëmundshmërisë kronike, ndërsa popullata ka ende kulturë të ulët shëndetësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë vitit 2019 në të gjithë vendin janë shpërndarë falas 416,768 fisha diabeti për pacientë të moshës 0-25 vjeç gjatë vitit 2019. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor bën të ditur se në maj të vitit të kaluar, Qeveria Shqiptare vendosi që përveç grupmoshës 0-18 vjeç, edhe të rinjtë deri 25 vjeç do të përfitonin fishat e diabetit falas. Pas këtij vendimi, 489 pacientë kanë përfituar nga ky shërbim”. Për të lehtësuar pacientët, fishat e diabetit mund të tërhiqen për 6 muaj, duke ju shkurtuar rrugëtimin pacientëve, të cilët paraqiten vetëm dy herë në vit pranë QSUT ose spitaleve rajonale të zonave ku ata jetojnë. Procedura e rimbursimit të fishave për matjen e glicemisë fillon tek mjeku i familjes ku pacienti tërheq formularin për rimbursim dhe më pas paraqitet në farmacitë e rimbursimit, të cilat ndodhen në çdo spital rajonal dhe në spitalin universitar “Nënë Tereza” në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?