49 teste të reja analizash për sigurinë ushqimore
Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi, zhvilloi një takim në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, i cili ka akredituar 49 teste të reja analizash nga 53 të tilla që ka pasur deri në vitin 2019.
Drejtuesi i institutit, Armand Reveli u shpreh se 49 testet i shërbejnë planit kombëtar të monitorimit, rekomandimeve të Brukselit dhe mbështetjes së eksportit të produkteve bujqësore.
Përpos akreditimit të 49 testeve, në institutin e laboratorit për analizat e Sigurisë Ushqimore ka përfunduar dhe rikonstruksioni i godinës, që i ka kushtuar qeverisë shqiptare rreth 33 milionë lekë.