49-vjeçarja mashtroi dy burra, shtirej si juriste në Parlament: Kam shoqe ministren…

Avokati Jetmir Bilali dhe shoku i tij patën të njëjtin fat. Pasi u shtir si juriste në Parlament, njërin e mashtroi se do ta ndihmonte për biznesin, për të cilin ajo kishte dërguar shkresa false me logon e bashkisë duke e njoftuar për shembjen e dyqanit. Tjetrit i tregoi se kishte shoqe ministren e drejtësisë dhe mund t’ja zgjidhte çështjen për 10 mijë euro.

Shtetas që prezantohen me njohje të fuqishme apo shtiren si zyrtarë drejtore, këshilltarë në ministri apo në kryeministri, sikurse Miranda Fortuzi që nën këtë formulë premtoi se do ti zgjidhte problemet. Ajo është një 49-vjeçare nga Tirana e dënuar dhe më herët për mashtrim pasi premtonte licensa noterie.

Në Gjykatën e Tiranës vazhdojnë të kryesojnë ata që përfitojnë nga shitje blerjet e shtëpive, në vend të dytë mashtrimet për një vend pune dhe në vend të tretë mashtrimet për të zgjidhur çështje pranë akuzës, gjykatës apo burgjeve.

SHKARKO APP