5 avionë me azilkërkues do kthehen nga Gjermania

 

Do kete kontrolle te specializuara ndaj kompanive te udhetimit. Policia kufitare do të ndërmarrë verifikim të hollësishëm të të gjithë qytetarëve, por dhe kompanive të transportit të udhëtarëve.

Ka deklaruar Drejtori i Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionit Genc Merepeza teksa inspektoi paraditen e sotme Portin e Vlorës. 

“Deri tani janë kthyer 12 mijë azilkërkues. Pritet të vijnë dhe 5 avionë të tjerë me shtetas shqiptarë që riatdhesohen” tha Merepeza duke përsëritur thirrjen qytetarëve “të mos bien pre e mashtrimeve dhe premtimeve abuzive”.

Gjithashtu Merepeza kujtoi shqiptarëve mundësinë e kthimit vullnetarisht pasi nuk do penalizohen. “Nëse kthehen me detyrim, do penalizohet 5 vjet ne zonën Shengen”

Ai nënvizoi bashkëpunimin e vazhdueshëm me autoritetet policore gjermane për parandalimin e largimit të shqitarëve me qëllim azilin në Gjermani.

Gjermania e ka thene prere se nuk do te pranoj asnje azilante nga Shqiperia. Ajo ka nevoje per disa specialitete punesimi, por jo kushdo mund ta fitoje qendrimin. 

SHKARKO APP