5 bashkitë që përcaktojnë fitoren e PD-së në zgjedhjet lokale

Pas protestës që u mbajt mbrëmjen e së shtunës, kreu i Forumit rinor i PD, Besart Xhaferri thotë se janë tre bashkitë që përcaktojnë fitoren e PD në zgjedhjet e 14 majit.

Për “Euronews Albania”, ai tha se nga 5 bashki:  Durrës, Tiranë, Elbasan, Korçë dhe Shkodër duhet të fitohen 3 prej tyre.

“Ato bashki që janë të majta, mbeten të tilla. Por ne si PD do të quajmë fitore të zgjedhjeve të 14 majit 2023 që nga këto pesë bashki: Durrës, Tiranë, Elbasan, Korçë dhe Shkodër të fitohen nga PD tre prej tyre-tha kreu i FRD.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si rregull Bashkia Shkodër quhet e fituar që tani nga PD. Atëhere mbeten në lojë edhe dy bashki nga 4 të tjerat!

Swiss Digital Mobile Reklama

Durrës, Tiranë, Elbasan, Korçë– mbeten sipas kryetarit të Forumit Rinor Demokrat ku synohet të fitohen 2 prej tyre. Korça duket shumë majtas, ndaj duket si mision i pamundur. Pra ngelen Elbasani, Durrësi dhe Tirana. Për kryeqytetin, nëse PD dhe opozita vendosin kandidat politik, është e fituar që sot nga Erion Veliaj.

Durrësi? Edhe mundet!

Elbasani? Vetëm nëse vetë kryeministri ua fal nën tavolinë…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?