5 ditë në minierë, kreu i Bashkisë në Bulqizës: Ekipet e kërkimit të arrijnë sa më parë tek Muharremi

Shpresat për të gjetur gjallë minatorin Muharrem Plaku shuhen gjithnjë e më shumë.

Sot është dita e pestë nën errësirën dhe lagështinë e minierës së Bulqizës, për 60-vjeçarin, i cili u bllokua pas një shembjeje shkëmbore të mërkurën e kësaj jave.

Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla teksa ka shprehur shqetësimet e tij rreth kërkimit të minatorit, thekson faktin se jeta e çdo qytetari në qytet apo në fshat, vlen më shumë se gjithçka tjetër.

Postimi i plotë

I shqetësuar pafundësisht për situatën rreth kërkimeve të minatorit Muharrem Plaku.

Çdo punë dhe angazhim i yni është për të mirën e qytetarëve tanë, por jeta e secilit prej tyre, në qytet apo në fshat, kudo qoftë, vlen më shumë se gjithçka tjetër.

Lutem që ekipet e kërkimit të arrijnë sa më parë tek Muharremi dhe ta nxjerrin atë shëndoshë e mirë, ta bashkojnë me familjen e të afërmit e tij, dhe t’i japin fund shqetësimit dhe ankthit që ka pushtuar të gjithë bashkëqytetarët tanë, e jo vetëm.

SHKARKO APP