5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Atdheut, dita e mirënjohjes dhe nderimit të të rënëve për liri
Sot, 5 Maji, është një ditë e rëndësishme për kombin shqiptar, një ditë për të nderuar dhe kujtuar ato që kanë dhënë jetën e tyre në luftën për liri, demokraci, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari. Kjo ditë ka një rëndësi të veçantë historike dhe emocionale, pasi ajo lidhet ngushtë me figurën e Qemal Stafës, i cili u vra më 5 maj 1942, duke u shndërruar në simbolin i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Kjo ditë shënon për të kujtuar atë dhe nderuar të rënët për liri në luftën kundër nazifashizmit.
Dita e Dëshmorëve të Kombit është një moment për të reflektuar mbi sakrificat e bëra nga brezat e mëparshëm për të siguruar liritë që shijojmë sot. Është gjithashtu një kohë për të mësuar nga historia dhe për të vlerësuar kontributet e atyre që luftuan për parimet që mbajmë të shtrenjta. Nëpërmjet ceremonive dhe homazheve, shqiptarët përkujtojnë dhe nderojnë dëshmorët, duke mbajtur gjallë kujtimin e tyre dhe duke u siguruar që brezat e ardhshëm do të mësojnë për veprat dhe sakrificat e tyre.
Kjo ditë na kujton se liria dhe demokracia janë vlera që kërkojnë angazhim dhe përkushtim të vazhdueshëm, dhe se ato janë të fituara falë guximit dhe vendosmërisë së atyre që nuk hezituan të japin më të shtrenjtën për të mirën e përbashkët.
Një prej monumenteve më të larta krijuese që e lartëson nderimin dhe respektin, mirënjohjen dhe përuljen është poezia Nënë Shqipëri, e Dritëro Agollit.
NENE SHQIPERI
Me ler te bie ne preherin tend te ngrohte
O hallemadhja ime shekullore!
Te puth duart e tua, me te mirat ne bote,
I ngazellyeer te hesht me heshtje foshnjore;
Duart e tua qe u rregjen nga puna
Dhe gishterinjte qe zune kallo nga kembezat e dyfekeve,
Dhe supet qe u varen nga xhokja e nga guna,
Dhe mesin qe u hollua nga gjerdanet e fishekeve,
Dhe ballin qe rrudh e u lerua nga mendimi,
Dhe beben e syrit qe u mpreh nga shenjestra,
Dhe kembet qe u zmadhuan nga ecja e mundimi
Dhe qerpiket qe u dogjen nga baruti ne shkrepa…
Ti syte lan ne mengjes me ujin e krojeve te maleve
Ti lleret lemon ne mengjes me shkumen e deteve,
Ti faqet fshin me peshqirin e madh te livadheve,
Ti floket lyen me lengun e luleve te bjeshkeve…
Dhe cdo mengjes behesh me e re dhe perze zhubra e
rudha
Ne rrime ne prehrin tend e doren na shkon ne floke
Thinjet na fshin kur gjunjet na dhembin nga udha,
Lodhjen na heq kur zgjuar na tretesh mbi koke…
Qendroj para teje,
Ja tek me ke,
Ne krahet e tua,
Mua,
Birin tend, shembellimin e qenies tende,
Ate qe tha sa hapi syte
Ne djep:
“Te dua!”
Dhe fjalen e peshes se rende e ruajten malet e rende..
4.Gjithe dashurite per nenat qe jane e do vijne
Ne prehrin tend te madh i kam vene,
Gjithe dashurite per grate, per shoket e miqte
T’i kam sjelle t’i ngrohesh o nene!
Jeton dashuria per ty, se birin tend s’e thau
civilizimi
S’e thau shekulli i atomit dhe i zbritjes ne hene;
Ne buzet e plasura s’iu vyshk belbezimi,
Belbezimi i foshnjes qe pergjerohet per nene.
Biri yt di te ulet ne sofren qe shtrojne fshataret
ne oborr,
Sic ulet ne banketet qe shtrojne kryeministrat;
Biri yt di te hyje ne laboratorin termoberthamor,
Sic hyn ne aren ku zgjatin mustaqet misrat…
Cdo gje qe me dhe trashegim e kam mbajtur
Kudo qe kam shkuar,
Kudo qe kam vajtur.
Këto vargje, kjo këngë, ky hymn, është ende një zë i fuqishëm që na thërret në këtë ditë, në këtë nderim. Sepse atdheu është dhe do të mbetet bekim dhe amanet, është ajo për të cilin u sakrifikuan bijtë e bijat më të mira, ajo që na obligon sot dhe përgjithmonë për mirënjohje.
Albert Vataj / Koha Jonë