5 Maji i Dëshmorëve të Policisë (FOTO)

U zhvillua sot ceremonia përkujtimore në kuadër të Ditës së Dëshmorëve të Atdheut, për të nderuar Punonjësit e Policisë të rënë në krye të detyrës. Në këtë ceremoni morën pjesë Ministri i Punëve të Brendshme Z. Saimir TAHIRI, Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki ÇAKO, Përfaqësues të Lartë nga të dy institucionet, Përfaqësues nga Misionet që asistojnë në vendin tonë “ICITAP” “PAMECA”, Përfaqësues nga prezenca e OSBE në Shqipëri dhe familjarë të Punonjësve të Policisë të rënë në detyrë.

Në fjalën e rastit Z. ÇAKO shprehu dhimbjen dhe njëkohësisht nderimin për sakrificën dhe aktin sublim të Dëshmorëve të Policisë.

“Sot të gjithë ne mblidhemi dhe reflektojmë mbi vlera të tilla si nderi, sakrifica, detyra e përkushtimi. Dhe kur vlera të tilla lartësohen nga vepra të tilla sublime si dhënia e jetës, të gjithë ne që mbajmë uniformën e Policisë, jemi krenar që ishim shokët, miqtë dhe kolegët e këtyre martirëve.
Shembulli i tyre na frymëzon dhe na motivon për të vazhduar më tej për të përmbushur misionin për të cilin ata u sakrifikuan, për të mbrojtur vlerat më të mira të një shoqërie demokratike, për të ofruar më shumë rend dhe siguri.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vazhdim familjarët e Punonjësve të Policisë të rënë në detyrë, në fjalën e tyre shprehën me mirënjohje mbështetjen që është ofruar nga Qeveria, Ministria e Punëve të Brendshme e në veçanti nga Policia e Shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ceremonia ka vijuar me vendosjen e kurorave në Memorialin e Dëshmorëve të Policisë nga Ministri i Punëve të Brendshme, Drejtori i Policisë së Shtetit, familjarët e Dëshmorëve të Policisë dhe Drejtori i Policisë Vendore të Qarkut Tiranë.

Në fund të ceremonisë Ministri Saimir Tahiri dhe Drejtori i Policisë Haki Çako zhvilluan një bashkëbisedim me familjarët e Dëshmorëve të Policisë.

deshmore1 deshmore3 haki cako saimir tahiri 5 saimir tahiri 6 haki cako2 cako tahiri

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?