5 mijë biznese të reja u hapën në Tiranë

Afro 5 mijë biznese të reja, në sektorin e shërbimeve, tregtisë dhe shitjes me pakicë dhe shumicë i janë shtuar kryeqytetit gjatë periudhës janar-qershor 2019. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore (DPTTV), bëhet e ditur se në 6-mujorin e parë 2019, janë hapur 4818 subjekte të reja kryesore dhe dytësore në kryeqytet.

Numrin më të lartë e përbëjnë aktivitetet e shërbimit me 1979 të tilla, të ndjekura nga shitja me pakicë ku janë hapur 1574 subjekte, shitja me shumicë me 459 subjekte.

Ekspertët konstatojnë se zhvillim të dukshëm kanë marrë bizneset në sektorin e agroturizmit kryesisht në zonat periferike të Tiranës, si Dajti, Kashari, Kërraba etj, ku dhe potencialet për zhvillimin e agroturizmit janë shumë të mira.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zgjerimi i bizneseve të reja ka shtuar numrin e të punësuarve, të aktivitetit ekonomik, të ardhurave në familje dhe konsumit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?