5 muaj burg për Elvis Roshin, konvertohet me punë në komunitet

Saga e Elvis Roshit merr fund me vendimin që Gjykata e Tiranës dha ditën e sotme. Ish-kryetarin e Bashkisë së Kavajës e dënon me 5 muaj burg por ky dënim do të konvertohet në 60 orë punë në komunitet.

Më herët Prokuroria kërkoi 7 muaj e 15 ditë burg, kërkesë e cila u pranua por iu ul një e treta e dënimit pasi pranoi akuzën dhe përfitoi gjykim të shkurtuar.

Në sallën e gjyqit në seancën e kaluar, Roshi pranoi falsifikimin dhe tha se për shkak të neglizhencës e ka plotësuar gabim formularin. Roshi u shkarkua nga detyra, pasi u akuzua se kishte falsifikuar formularin e dekriminalizimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Elvis Rroshi nuk ka deklaruar dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprën penale të përdhunimit të kryer në vitit 1995 në Kampobaso, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 1 të formularit të vetëdeklarimit. Po ashtu, ai nuk ka deklaruar se është dëbuar nga shteti italian dhe ai zviceran respektivisht në vitin 1995 dhe 1993, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 7 të formularit të vetëdeklarimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?