5 muaj në arrati, prangoset më në fund i kërkuari i Policisë së Shkodrës. Ja emri

Arrestohet i arratisuri nga Komisariati i Policisë së Shkodrës, Mikel Doçi. Ky i fundit u iku nga dora policëve në 17 prill të këtij viti.

Për arratisjen u pezulluan disa punonjës policie dhe për disa të tjerë u dhënë paralajmërime.

Mikel Doçi u arrestua sepse dyshohej se kishte qëlluar me armë në ajër, por mëngjesin e 17 prillit kur në komisariat nuk ndodheshin shumë punonjës policie arriti që të arratisej.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas më shumë se 5 muaj arratisje, policia ka arritur që ta arrestojë sërish. Tani mbi të përveç akuzës së parë të arrestuar do të rëndojë edhe akuza e ‘arratisjes nga vendi i vuajtjes së dënimit’.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?