Aksident në autostradën Lushnje-Fier, përplasen dy automjete

Mëngjesin e sotëm, një aksident ka ndodhur në autostradën Lushnje-Fier, ku dy automjete, një “Ford” dhe një “Benz”, janë përplasur me njëri tjetrin.

Mësohet se automjeti tip “Ford” , po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën, nga Krutja në drejtim të Këmishajt në autostradë, kur është përplasur nga “Benzi” që lëvizte në drejtimin Lushnjë-Fier.

Fatmirësisht, drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët nuk kanë pësuar dëmtime serioze. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po dokumentojnë aksidentin dhe po punojnë për disiplinimin e trafikut, i cili është rënduar që në orët e para të mëngjesit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?