5 policë me gradën ”Drejtues i parë”; Ja kush merr postin e Çakos
Ardi Veliu, Artan Shkëmbi, Bledar Çeliku, Kastriot Skënderi dhe Gentian Shehaj janë shpallur fituesit e konkursit të Policisë, duke marrë gradën “Drejtues i Parë”. Gradë e cila është kriter për të konkurruar për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Kandidatët iu nënshtruan fillimisht testimit me shkrim, nga i cili dolën fitues 6 emra e më pas atij me gojë, që nxori edhe 5 “Drejtuesit e Parë” më të rinj në Polici.
Së fundmi, janë shtuar zërat që pretendojnë se ky konkurs ka shërbyer për të pajisur me gradën madhore Ardi Veliun, i cili përflitet se do të jetë pasardhësi i Haki Çakos, i shkarkuar me vendim qeverie pas propozimit të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
KOHA JONË SONDAZH

