5 problemet e shqiptarëve, që duan të jenë prioritet i qeverisë

Në Kuvend prej orës 10:00 po prezantohet dhe po analizohet programi qeverisës ”Rama 3”. Por çfarë duan shqiptarët? Ekonomia, papunësia, korrupsioni, shëndetësia dhe emigrimi janë shqetësimet kryesore të shqiptarëve, zbuloi sondazhi i emisionit Barometri në ”Euronews Albania”.

Këto çështje duket se shqiptarët kanë pritshmëri t’i shohin në listën e prioriteteve të kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar në 4 vitet e ardhshme.

Të pyetur si e gjykojnë situatën e vendit në përgjithësi qytetarët u shprehën pesimistë, pasi 43.3% thanë se e shohin atë si disi dhe shumë të keqe, ndërsa 37% ishin neutralë dhe vetëm 19.5% e shihnin si pozitive.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?