5 shtete të BE-së kundër nisjes së negociatave, problem reforma e njëanshme zgjedhore

5 shtete të BE-së kundër nisjes së negociatave me Shqipërinë, problem reforma e njëanshme zgjedhore

Holanda, Danimarka, Gjermania, Spanja dhe Franca janë pesë shtete të Bashkimit Europian që kundërshtojnë nisjen e negociatave më Shqipërinë. Në pritje të mbledhjes së Këshillit Europian, ku do të vendoset për konferencën e parë ndërqeveritare, një pjesë e vendeve anëtare vlerësojnë se Shqipëria nuk ka përmbushur kushtet.

Gazetarja Erisa Zykaj raporton nga Brukseli se kushti që ka penalizuar më shumë Shqipërinë është reforma zgjedhore e njëanshme. Në këtë mënyrë, mbledhja e radhës së BE pritet të dalë me një qëndrim për plotësimin e kushteve nga qeveria “Rama”.
Pikat që kërkojnë të zbatohen 5 shtetet e BE:
-Respektimi i opinionit të Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese në kodin zgjedhor.
– Garantimi i transparencës së financimit të partive politike, për të cilën ka vetëm një udhërrëfyes, por jo një plan zbatimi.
-Gjermania, Franca, Danimarka, Holanda dhe Spanja janë dakord me Komisionin Evropian, se kushti për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese nuk është përmbushur. Por ato bëjnë dallimin për Gjykatën e Lartë, duke cilësuar se Gjykata e lartë me 3 nga 19 gjyqtarë nuk mund të konsiderohet si funksionale.
-Edhe pse mirëpritet ngritja e SPAK, vihet theksi tek mungesa e një gjurme provash për hetime, ndjekjeve penale dhe dënime të zyrtarëve të lartë.
-Vlerësohet se për BKH nuk ka asnjë tjetër emërim përveç drejtorit dhe se është e rëndësishme që të zhvillohen rekrutimet e mëtejme, në mënyrë që kjo strukturë të jetë plotësisht funksionale.
-Mbështetet vlerësimin i Komisionit Evropian lidhur me ligjin për median ndërsa kërkohet përparimi në fushën e lirisë së shprehjes nëpërmjet ndjekjes së rekomandimeve të Komisionit të Venecias.
-Kërkohet vijimi i zbatimit të planit të veprimit për adresimin e rekomandimeve të Task Forcës së Veprimit Financiar dhe bashkëpunimin me autoritetet përkatëse të vendeve anëtare.
-Vihet në pah po ashtu se numri i përgjithshëm i kërkesave të azilit, edhe pse është ulur mbetet i lartë dhe nevojiten përpjekje të vazhdueshme nga autoritetet shqiptare.

SHKARKO APP