5 skuadra në garë për stadiumin ”Selman Stërmasi”, Rama: Qendër e re urbane në Tiranë

Në Tiranë po zhvillohet sot faza finale e garës ndërkombëtare për projektide arkitekturore për rilindjen e stadiumit “Selman Stërmasi”. 5 skuadrat finaliste do prezantojnë përpara jurisë, konceptet arkitektonike për një stadium krejtësisht të ri. Kryeministri Edi Rama thotë se kjo është një tjetër garë e organizuar nga Korporata Shqiptare e Investimeve për një tjetër zhvillim me shumë rëndësi në disa aspekte për kryeqytetin. Për të ky projekt vjen pas projekteve për tre stadiume të tjera: në Durrës, Vlorë dhe Korçë, të cilat janë tani në fazë zhvillimi.
Postimi i plotë
Faza finale e Garës Ndërkombëtare për Projekt-Ide Arkitekturore për Rilindjen e Stadiumit “Selman Stërmasi”, ku 5 skuadrat finaliste do të prezantojnë përpara Jurisë, konceptet arkitektonike për një Stadium krejtësisht të ri sipas standardeve të UEFA-s, kategoria IV, i cili bashkë me zhvillimin përreth do ta kthejë atë zonë në një tjetër qendër të re të Tiranës.
Skuadrat konkurruese;
OMA + RH DHV + LOLA Landscape Architects + Albanian Investment
Construction sh.p.k + Diagonal Projektim & Zbatim sh.p.k ”
“Far Frohn & Rojas + sbp-schlaich-bergermann-partner + TOPOTEK I + Transsolar
Klimaengineering + Adrian Paci + Progeen sh.p.k”
“Foster & Partners + Artech Studio sh.p.k + Artech Group + Bolv Oil”
“ZAHA HADID Architects + AGIKONS sh.p.k”
“Office KGDVS + l’AUC + Baukuh + ARQUITECTURA-G + Yellow Office + Ne Arkitektët + Matilde-Cassani + Bollinger & Grohmann + ALES Construction”.