5 të arrestuar për grabitjen, Lleshaj: Goditja vazhdon

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka reaguar në Twitter, pas arrestimit të Elton Pikli për grabitjen në Rinas. ”Goditja ndaj grupit të grabitësve në Rinas vazhdon. I pesti u mbyll prapa hekurave, duke e shtrënguar darën afër maksimumit. Respekt për punën e Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë”,-shkruan Lleshaj në Twitter. Gjatë ditës së sotme (23 prill), u arrestua personi i pestë në lidhje me grabitjen e 9 prillit në Rinas. Në prangat e policisë ka rënë 32-vjeçari i identifikuar si Elton Pikli nga Kruja. Sipas policisë, ai u arrestua mbrëmë në mesnatë, në aeroportin e Rinasit, ku po tentonte të largohej drejt Bullgarisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?