5 vatra zjarri në Devoll, digjen sipërfaqe me pemë dhe baza ushqimore

Këtë të dielë një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe prej 5 hektarësh të mbjella me frutikulturë dhe bazë ushqimore për blegtorinë. Zjarri ka nisur në fshatin Baban të bashkisë Devoll. Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë për të vënë nën kontroll të 5 vatrat e zjarrit, të cilat rrezikonin të përhapeshin edhe në pemëtoret e tjera. Po ashtu policia dyshon për zjarrvënie të qëllimshme.

SHKARKO APP