5 viktima dhe 678 raste të reja nga Covid-19 në 24 orët e fundit
Vijojnë që shifrat e pandemisë së Covid-19 në Shqipëri të mos ulen. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit betejën me virusin vdekjeprurës nuk e kanë fituar nga 5 pacientë. Numri i jetëve të humbura shkon në 1296. ”Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë nga Tirana, Kurbini, Librazhdi, Saranda, Lushnja, të moshave 70- 81-vjeç, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”.
Nga ana tjetër, në 24 orët e fundit janë kryer 3088 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 678 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: ”243 raste në Tiranë, 35 në Vlorë, 34 në Durrës, 31 në Elbasan, 25 në Berat, 24 në Kavajë, 23 në Shkodër, nga 21 raste në Krujë, Kurbin, 18 në Fier, nga 14 raste në Kukës, Lushnje, nga 12 raste në Lezhë, Kuçovë, nga 11 raste në Mat, Dibër, nga 9 raste në Librazhd, Sarandë, Vorë, nga 8 raste në Kamëz, Divjakë, 7 në Korçë, nga 6 raste në Gjirokastër, Himarë, Peqin, Cërrik, nga 5 raste në Tepelenë, Belsh, nga 4 raste në Mirditë, Pogradec, Delvinë, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Prrenjas, Kolonjë, Skrapar, nga 2 raste në Has, Memaliaj, Shijak, Poliçan, Dropull, nga 1 rast në Rrogozhinë, Tropojë, Mallakastër, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Klos, Gramsh, Konispol”.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 457 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 42,426 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 285 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën në zbatimin e rregullave antiCOVID; Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjienën vetjake, vetëm kështu parandaloni përhapjen e Covid-19.
COVID-19 – Statistika (21 Janar 2021)
Raste të reja ditore 678
Të shëruar në 24 orë 457
Të shtruar në spitale 285
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 3088
Testime totale 324,460
Raste pozitive 69,916
Raste të shëruara 42,426
Raste aktive 26,194
Humbje jete 1296
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 15302
Fier 1944
Durrës 1478
Shkodër 1341
Elbasan 1082
Vlorë 1026
Lezhë 961
Korçë 888
Berat 799
Gjirokastër 502
Dibër 486
Kukës 385