5 vite nga Dekriminalizimi, Strazimiri: Kriminalizimi vazhdon, sepse kriminalizuesi është edhe “reformator”
Ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri ka kujtuar përmes ironisë 5 vjetorin e votimit në Kuvend të ligjit më të ashpër që njeh Europa për krimin në politikë, atë të dekriminalizimit.
Përmes rrjeteve sociale, Strazimiri shprehet se pavarësisht 5 vjetorit, kriminalizimi vazhdon, sepse kriminalizuesi është edhe “reformator”, duke nënkuptuar kreun e qeverisë Edi Rama.
Reagimi i Strazimirit në rrjetet sociale
Sot LIGJI I DEKRIMINALIZIMIT mbush 5 vjeç!
Por KRIMINALIZIMI vazhdon, sepse KRIMINALIZUESI është edhe “reformator” !
KAQË!