5 zyrtarë të ALUIZNI-t në Tiranë përfundojnë në pranga

Seksioni për Korrupsionin  në bashkëpunim me Prokurorinë e Task Forcës, së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka finalizuar një operacion që e kishte koduar “smile” (buzëqesh) që ka vënë në pranga disa zyrtarë të lartë të ALUIZNI-t të akuzuar për shpërdorim detyre.

Në pranga kanë rënë:

1. Skënder Biba, 34 vjec  lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë me detyrën e shefit të seksionit të Urbanistikës dhe Legalizimeve, drejtoria nr. 5 Tiranë.

2. Vasil Mitre, 56 vjeç, me arsim të Lartë, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë, me detyrën e shefit të hartografisë në drejtorin rajonale të ALUIZNi nr.5, Tiranë.

3. Fatjon Guzi, 30 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, me detyrën  e specialistit të Hartografisë drejtoria ALUIZNI nr.5, Tiranë.

4. Astrit Joca, 43 vjeç,  banues  fshati Kërrabë, Tirane me detyrën e përgjegjësit të sektorit të rregjsitrimit fillestar në zonën nr.5 pranë ALUIZN-it, Drejtoria Tatimore Tiranë.

5. Ardjana Gjini ,24 vjeç, lindur në Vau i Dejës dhe banues në Tiranë, me detyrën e specialistit jurist në zonën nr.5 pranë ALUIZN-it Tiranë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim pronarët e dy firmave të ndërtimit të cilat kanë përfituar në mënyrë të kundraligjshme të cilët janë shtetasit:

6. J. M. (gjeneralitet e të cilit nuk mund të ditur për shkak të hetimit).

7. J. Ç. (gjeneralitet e të cilit nuk mund të ditur për shkak të hetimit).

Arrestimet e mësipërme janë bërë pasi kanë kallëzuar shtetasit e mëposhtëshënuar se janë përjashtuar nga e drejta e pronës për të përfituar në katet shtesë për pjesën takuese sipas kontratave me investitorët përkatës, gjithashtu janë përdoruar dokumenta të falcifikuar për legalizimin e këtyre objekteve…

Kallëzuesit janë;

1. R. Xh ,54 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,

2. F. C 58 vjeç, lindur dhe banues në Tirane

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta nënpunës të ALUIZN-it, me veprimet e tyre në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohen se kanë bërë legalizimet për dy objekte në zonën Komuna Kashar dhe konkretisht në objektin “Molla L, SHPK” me leje legalizimi të dt,03.07.2015 me sipërfaqe shtesë rreth 1.000 m2  dhe për objektin dhe “EVISA CONSTRUKSION”, leje legalizimi nr.888661 dt.12.09.2014 me sipërfaqe 310 m2.

Legalizime këto që janë kryer duke u përdorur dokumente të falsifikuar në dëm të pronarëve të tokës për sa i përket pjesës takuese për përfitimin dhe përpjesëtimin e pasurisë së tyre, referuar kontratave me firmat ndërtuese etje…

Nga kryerja e veprimeve paraprake hetimore ka rrezultuar se veprimet sa më sipër bien në kundërshtim  me ligjin për legalizimet nr.9482 dt.03.04.2006, konkretisht me nenet; 26 pika 2, neni 27 pika e,d,ç, neni 30 pika 2/a,b, neni 35 pika a,b, neni 37 pika b,c, neni 43 pika c, dhe neni 43/1 pika 2.

Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Shpërdorim detyre i personave që ushtrojnë funksione publike e kryer në bashkëpunim, mashtrim në dëm të disa personave dhe Falcifikim i dokumentave”, parashikuar nga neni 248,  186, 143 dhe 25 i Kodit Penal.

SHKARKO APP