50 ha pyll u dogjën në Shëngjin

Zjarri i pak ditëve më parë në malin e Shëngjinit dogji rreth 50 hektarë pyll me pisha e shkurre ndërsa rrezikoi zonën e banuar. Bilanci bëhet i ditur nga Emergjencat Civile pranë Prefekturës pas verifikimeve të kryera në terren. Gjatë gushtit në të gjithë qarkun e Lezhës u shënuan 41 vatra zjarresh. Ndërkohë prej pesë ditësh mbetet problematike situata në Delvinë e Finiq.

50 hektarë pyll u dogj në malin e Shëngjinit nga zjarri që rrezikoi për disa ditë edhe banesat veçse shkaktoi dëme të konsiderueshme në kurorën e gjelbër të zonës turistike. Zjarri i Shëngjinit sipas Emergjencave Civile ishte më vështiri nga 41 vatrat e regjisruara në të gjithë qarkun gjatë muajit gusht ku u dogjën mbi 70 hektarë pyje e toka.

Policia arrestoi dy persona të dyshuar për zjarrvënien në malin e Shëngjinit, të cilët gjykata vendosi të hetohen në gjendje të lirë. Ata mohuan akuzat, por ekspertët janë të bindur se zjarri ishte i qëllimshëm ose nga pakujdesia. Ndërkohë prej 5 ditësh mbetet shqetësuese situata nga zjarret në Delvinë e Finiq, ku flakët kanë shkrumbuar dhjetra hektarë pyje dhe kanë djegur dy shtëpi në fshatin Kardhikaq.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet saktësojnë se shtëpitë e djegura ishin të pabanuara, po ashtu edhe disa godina pa funksion të ish-kooperativës. Aktualisht aktive janë disa vatra në shpatin e malit Sopot, për të cilat zjarrëfikësit shprehen se për shkak të terrenit po i luftojnë me pompa krahu. Ditët e fundit të gushtit kanë shënuar shtim të rasteve të zjarreve nga veriu në jug. Pjesa më e madhe dyshohen zjarrvënie të qëllimshe ndaj policia thotë se po punon për të vënë pa përgjegjesisë autorët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?