50 leje ndërtimi në 7 muaj për Seit Fishten

Në një njoftim të tetorit të vitit 2015, si pjesë e hetimeve për 9 anëtarë të KRRT –së së Velipojës, prokuroria bënte të ditur se kjo KRRT kishte firmosur 50 leje ndërtimi për biznesmenin Seit Fishta, në 7 muaj. Lejet ishin zyrtarizuar në 4 mbledhje të zhvilluara nga KRRT nga maji në dhjetor të vitit 2010. Prokuroria nisi hetimet për shpërdorim detyre për anëtarët e KRRT dhe kryetarin e komunës së Velipojës në atë kohë, Nikoll Marku. Sipas akuzës, ata i kishin dhënë lejet në shkelje të ligjit, pasi për ndërtimet në bregdet leja jepej vetëm nga KRRTRSH.

Ish –kryekomunari Nikoll Marku u arrestua së bashku 8 anëtarët e tjerë të KRRT –së në lidhje me dhënien e këtyre lejeve për 50 ndërtesa 3, 4 dhe 5 kate në kompleksin turistik që Fishta po ndërton në Velipojë.

Bizensmeni Fishta, kandidat i PS në zgjedhjet e vitit 2013 në Shkodër dhe kandidat i LSI në zgjedhjet e vitit 2009, u arrestua dy ditë më parë, pasi prokuroria siguroi një vendim gjykate për të vendosur sekuestro preventive për 9 ndërtesa të kompleksit. Prokuroria e akuzon për ndërtim të paligjshëm, pasi pretendon se ai është njoftuar që lejet që kishte marrë ishin në kundështim me ligjin. Pavarësith kësaj – thotë prokuroria – Fishta ka vijuar punimet.

SHKARKO APP