50 plumba drejt banesës së njeriut të Aldo Bares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Lushnjes. Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të banesës së Arjan Aliços, në lagjen ”18 tetori”. Drejt banesës është qëlluar me rreth 50 plumba kallashnikovi, por që nuk pati të lënduar.

Nga plumbat nuk ka pasur persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Policia që ka shkuar që në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë. Në momentin që u qëllua me armë zjarri kallashnikov në banesë ndodhej Alma Aliço bashkë me vajzën e saj. Paniku dhe frika ka kapur jo vetëm pronarët e banesës, por edhe banorët e zonës.

Kryefamiljari i familjes Aliço, në banesën e të cilit u qëllua me kallashnikov, ndodhet në burg për një ngjarje të viti 2016. Arjan Aliço, 53-vjeç, i dënuar më parë për vrasje, u arrestua sërish me akuzën e tentativës së vrasjes dhe plagosjes së rëndë me dashje kryer në bashkëpunim. Ai është i akuzuar për një krim të ndodhur pasditen e 8 qershorit 2016 në qytetin e Lushnjës, ku pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër, në një pikë bastesh ka qëlluar mbi 10 herë me thikë Julian Sulën, 36-vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kërkim për këtë ngjarje është shpallur dhe bashkëpunëtori i Aliços, shtetasi me inicialet XH.A, 24-vjeç. Aliço është një prej emrave që me vite qëndronte në dosjen e policëve, prokurorëve dhe gjykatësve që u morën me ”Bandën e Lushnjës”. Ngjarja që spikat është ekspozimi i tij në grup, duke shëtitur me një kokë të prerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Siç shkruhet në dosjen hetimore, më 21 tetor të vitit 1998, në fshatin Grabian të qytetit të Lushnjës, pasi është dëgjuar një plasje eksplozivi, janë gjetur në vendngjarje pjesë të një trupi njerëzor të shpërndara.

”Ditën e vrasjes së Artur Dajës, në sheshin e qytetit të Lushnjës, pjesëtarë të grupit kriminal, të drejtuar nga Aldo Bare, kanë shëtitur nëpër shesh kokën e prerë të kufomës, Artur Daja. Ndërmjet tyre, në ngjarjen kriminale të ekspozimit të kokës së prerë kanë qenë edhe të pandehurit Ilir Stergu, Arben Borici, Erion Cici, Arjan Alico, Enver Borici, Enver Dondollaku, shtetasi i vrarë Leonard Prifti etj. Të gjithë viktimat kanë qenë shokë, miq të shtetasit Artur Daja, i cili ishte kundërshtari i drejtuesit të organizatës kriminale të drejtuar nga Aldo Bare”,-thuhet gjithashtu në dosje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?