50 refugjatët në Durrës, 2000-4000 euro për të ikur në…

E kemi thënë që Shqipëria nga refugjatët shihet si një ”rrugë e artë” për kalimin më pas drejt vende të BE-së. 50 refugjatë u kapën sot nga policia në Durrës. Nevoja për punë dhe një jetesë më të mirë ka sjellë vitet e fundit mjaft egjiptianë në Durrës ku janë punësuar legalisht në sektorin e peshkimit.

Shumë të tjerë enden në rrugët e Durrësit e Tiranës, së bashku me shtetas të tjerë sirianë dhe marokenë me shpresën për të kaluar në Itali. Ata që dështojnë kalimin nga porti i Durrësit synojnë rrethinat e largëta bregdetare, të kontaktuar nga persona që u premtojnë kalimin me skafe në bregun tjetër të Adriatikut.

Përmes kësaj vale të re refugjatësh është aktivizuar linja e trafikimit të qenieve njerëzore. Kundrejt 2000-4000 euro refugjatëve u premtohet dërgimi në Itali, po shumica e tyre janë pa të ardhura e përpiqen t’i gjejnë dhe duke vjedhur, apo bërë punë të rëndomta. Të tjerë në pamundësi tentojnë kalimin në këmbë të kufirit shqiptaro-malazez përmes Shkodrës për të udhëtuar më tej drejt Italisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?