50 seanca dhe ende Kuvendi nuk është votuar, Kurti: Këtë javë arrihet marrëveshja me Limajn, do të kemi qeverinë e re
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti doli sot në një konferencë për mediat dhe tha se këtë javë mund të arrihet një marrëveshje me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn, në një kohë që Kuvendi ka dështuar plot 50 herë për konstituimin.
”Me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn kemi zhvilluar një takim pardje, dhe kemi diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë. Unë si kryeministër në detyrë, si kryetar i subjektit fitues të zgjedhjeve kemi shprehur tashmë jo vetëm interesimin, por edhe gatishmërinë për të bashkëqeverisur me Nismën Sociademokrate dhe në përputhje me këtë unë kam bërë pak a shumë një ofert konkrete për Nismën në mënyrë që gjithçka të përmbyllet sa më shpejt dhe sa më mirë dhe ta kemi konstituimin e Kuvendit e gjithashtu edhe qeverinë e re”, ka thënë Kurti në konferencën për media.
Po ashtu Kurti shtoi edhe se kur të përmbyllen bisedimet me rezultatin final, atëherë do të tregohen hollësitë e përmbajtjes. ”Mirëpo kur këto bisedime të përmbyllen me rezultatin final, atëherë do të mund të flasim për hollësitë e përmbajtjes së saj”. Rreth asaj se a do ja japë Nismës postin e kryeparlamentarit, Kurti s’pranoi të jepte detaje pa finalizuar marrëveshjen.
Nga ana tjetër, Kurti i quajti kërcënuese, destabilizuese dhe krejtësisht të papranueshme deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç i cili dje tha se do të përgjigjen “ashpër” pas ndalimit dhe paraburgosjes së ndihmësit të drejtorit të të ashtuquajturëz syzë për Kosovën në qeverinë serbe, Igor Popoviç.
”Po trajtohet nga institucionet e drejtësisë të Republikës së Kosovës me profesionalizëm dhe në përputhje me të gjitha standardet kombëtare e ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç të bëra më 20 korrik, sivjet, janë kërcënuese, destabilizuese dhe krejtësisht të papranueshme”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

