50 vite të ndarë nga qyteti për një…urë

Fshati Gjeroven në Bashkinë Berat është mbi 50 vjet i ndarë nga qyteti i Beratit, prej mungesës së një ure. 800 banorët e këtij fshati të vetmen mënyrë për t’u lidhur me pjesën tjeter të qytetërimit, kanë rimorkiot e traktorëve.

Në dimër situate ëshët edhe më e rendë pasi lumi fryhet duke e berë më të vështirë kalimin mbi të. Përveç shtëpive këta banorë kanë edhe tokat të cilat prodhimin e tyre janë të detyruar ta kalojnë mbi lumë. Ata nuk reshtin së falenderuari grupin e xhirimit si e vetmja media që ka dëgjuar zërin e tyre. ”E vetmja gjë që duam është vetëm ndërtimi i kësaj ure”, pohojnë të gjithë njëzëri.

Nënkryetari z.Bledi Blana pohon se i janë drejtuat Ministrisë së Mbrojtjes për të nënshkruar një marrëveshje, ku ministria merr përsipër të sjell një urë tip ”Beili”, por që Bashkisë së Beratit i duhet të ndërtojë këmbët e urës me fondet e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

z.Blana shton se nga ana e bashkisë është bërë projekti me fondet e kësaj të fundit dhe janë të ardhurat edhe për t’u ndërtuar këmbët e urës. Sipas bashkisë e vetmja gjë që pritet për t’ua bërë realitet urën këtyre banorëve është nënshkrimi i marrëveshjes nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministria e Mbrojtjes, sqaron se urën e Gjerovenit e kanë vënë në 70 urat me prioritet në muajt në vijim. /Top Channel/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?