50-vjeçari që vr*u kunatin: E për*unonte vajzën në prani të djalit, donte që të vr*ste veten

Babai 50-vjeçar Fatmir Talellari i cili vrau kunatin e tij Erjon Pelivanin, pasi i përdhunoi për 9 vite vajzën e tij, sipas medieve greke, ka rrëfyer se viktima abuzonte me vajzën edhe kur në dhomën ngjitur ndodhej djali i tij i mitur, tashmë 9-vjeç.

“Vajza ime më tregoi se kur u përdhunua nga kunati im, ishte i pranishëm edhe djali im i vogël, i cili tani është nëntë vjeç dhe të cilin kunati e la vetëm në dhomën tjetër, ndërsa mbyllte me kyç derën e dhomës ku ishte me vajzën time”, thuhet në dëshminë e tij.

50-vjeçari i cili ndodhet në ”arrest shtëpie” sipas vendimit të gjykatës, tha se vajza arriti në pikën ku mendonte dhe vetëvrasjen.

”Vajza ime e cila është jetime nga nëna e saj, ka absolutisht nevojë për mua. Duhet ta mbështes atë psikologjikisht dhe financiarisht pasi ajo është e shkatërruar emocionalisht dhe ka arritur në pikën ku ka tentuar dhe vetëvrasjen. Nuk e dija, më tha mësuesja e saj dhe psikologu”.

SHKARKO APP