5000 fëmijë shqiptarë të trafikuar, prindërit janë në dijeni

Bazuar në një studim të Europol, Agjencia e Bashkimit Europian për Bashkëpunim mbi Zbatimin e Ligjit, mbi 5,000 fëmijë shqiptarë janë trafikuar. Në studim theksohet se vendin ynë është thuajse i vetmi në Europë që trafikon fëmijë drejt Bashkimit Europian. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, drejtori i CRCA Albania, Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, Altin Hazizaj, u shpreh se mosha e fëmijëve po vjen duke u ulur. Në shumicën e rasteve, fëmijët trafikohen nga vetë familja.

“Raporti i Europol flet edhe për moshën e fëmijëve. Ata tregojnë se mosha e fëmijëve që po trafikohen po vjen duke u ulur dhe shpesh fëmijët trafikohen nga familjet e tyre ose familjet janë në dijeni të plotë të faktit që fëmija i tyre do të trafikohet, por të gënjyer nga shkelësit e ligjit ata vazhdojnë të besojnë se fëmijët e tyre do të kenë një jetë më të mirë në “perëndim” sesa po të qëndrojnë në Shqipëri. Është një fenomen sa absurd aq edhe për të ardhur keq, por që tregon rrezikun që prindërit janë gati të ndërmarrin për fëmijët e tyre, thjesht e vetëm që t’iu japin një shpresë më të mirë sesa qëndrimi në Shqipëri,” theksoi ai.

Ndër të tjera, Hazizaj shpjegoi se një gjendje e tillë do të vazhdojë për “aq kohë sa policia vijon të jetë e pafuqishme dhe shpesh e akuzuar se është bërë palë më krimin e organizuar; të gjithë fëmijët në Shqipëri janë të rrezikuar. Megjithatë fëmijët më të varfër, pa ushqim dhe kujdes, të braktisur apo që jetojnë me ndihmën ekonomike, janë shumë herë më të ekspozuar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Masa më e shpeshtë do të ishte krijimi i një drejtorie të veçantë në Policinë e Shtetit për të gjitha krimet që kanë të bëjnë me fëmijët dhe të miturit! Kjo duhet shoqëruar, duke filluar që në ditët në vijim, me përfshirjen në buxhetin e shtetit e një programi kombëtar për financimin e shërbimeve bazë të mbrojtjes së fëmijës dhe eliminimit të shfrytëzimit dhe trafikimit. E treta, qeveria duhet të rrisë urgjentisht buxhetin e arsimit në mënyrë që të gjithë fëmijët e rrezikuar të marrin të paktën një vakt falas ushqim në kopsht apo shkollë, pasi gjendja siç e thashë është kaq dëshpëruese, sa edhe disa masa sociale të thjeshta mund të ndihmojnë goxha. Përkundër këtyre, qeveria duhet të luftojë krimin, sepse varfëria dhe mungesa e shpresës janë ato që i shpien fëmijët drejt trafikimit dhe të rinjtë drejt prostitucionit.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?