52 raste të reja në 24 orët e fundit nga Covid-19

Edhe në 24 orët e fundit nuk ka humbje jete nga Covid-19. Nga 1256 testime, kanë rezultuar pozitivë 52 qytetarë.

”29 në Tiranë, 3 në Vlorë, nga 2 qytetarë në Elbasan, Tepelenë, Libohovë, Konispol, Fier, Durrës, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Kukës, Mallakastër, Himarë, Delvinë, Sarandë, Pogradec, Poliçan”.

Janë 389 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 7 pacientë. Janë shëruar 33 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,852 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Prill 2022)

Raste të reja ditore 52
Të shëruar në 24 orë 33
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1256
Testime totale 1,798,288
Raste pozitive 274,737
Raste të shëruara 270,852
Raste Aktive 389
Humbje jete 3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 278
Vlorë 27
Fier 25
Korçë 14
Shkodër 10
Gjirokastër 10
Berat 9
Durrës 5
Kukës 5
Elbasan 5
Lezhë 1

SHKARKO APP