52-vjeçari gjendet i vdekur në banesë në Korçë, ja dyshimet e policisë

Një 52-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Korçë. Policia e Korçës njofton se rreth orës 17:45, A. V. është gjendur i pa jetë, pa shenja dhune, duke dyshuar për vdekje natyrale.

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:45, në lagjen nr. 8  Korçë, në banesë, është gjetur i pajetë shtetasi A. V., rreth 52 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit  nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të  humbjes së jetës të 52 vjeçarit .

SHKARKO APP