52-vjeçari i djeg Range Rover-in pas një konflikti

Policia e Durrësit ka sqaruar ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një automjeti Range Rover i ishte vënë zjarri. Blutë bëjnë të ditur se është arrestuar  autori i cili i ka vënë zjarrin makinës.

“Arben Xhani 52 vjeç, banues në Durrës. më datë 07.10.2016, rreth orës 04:00, në lagjen Nr.8 Durrës I ka vënë flakën mjetit tip Range Rover me targa AA 112 HU, në pronësi të shtetasit K.K. Mjeti kishte qenë I parkuar në rrugicën pranë banesës. Nga hetimet ka rezultuar se motivi I ngjarjes ka qenë si rezultat I një konflikti midis autorit dhe të dëmtuarit para disa muajsh”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Shkatërrimi I pronës me zjarr”parashikuar në  nenin 151 të Kodit Penal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?