53-vjeçari plagos me thikë ish-bashkëshorten në Elbasan

Një grua ka mbetur e plagosur me thikë mbrëmjen e së dielës në qytetin e Elbasanit.

Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja dyshohet të jetë kryer nga ish-bashkëshorti, i cili është vënë në pranga nga policia.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tomorr Sinani”.

“Plagosi me mjet prerës për motive të dobëta ish bashkëshorten e tij, kapet dhe shoqërohet në Polici 53-vjeçari.

Sekuestrohet mjeti prerës të cilin autori e kishte hedhur në një kopsht në afërsi të vendngjarjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan pas marrjes së njoftimit se një shtetase ishte dëmtuar me mjet prerës, në rrugën “Tomorr Sinani”, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë kanë identifikuar, kapur dhe shoqëruar në Polici autorin e dyshuar shtetasin A. B., 53 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas dyshohet se rreth orës 21:15, për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), ish bashkëshorten e tij, 48 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia gjeti të fshehur në afërsi të vendngjarjes mjetin prerës, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

SHKARKO APP