54-vjeçari godet në kokë mjekun, pasi nuk i dha raport për bashkëshorten por pa qenë ajo e pranishme
Një mjek është goditur në kokë nga një 54-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Qendrën Shëndetësore të Marikajt. Sipas asaj që njofton policia lokale, ky shtetas ka shkuar në një qendër shëndetësore dhe i ka kërkuar mjekut të qendrës, shtetasit E. B., një raport mjekësor për bashkëshorten e tij. Pasi mjeku ka refuzuar të plotësojë raportin pa qenë e pranishme bashkëshortja, shtetasi N.M dyshohet se e ka goditur mjekun, me një send të fortë në kokë. 54-vjeçari, banues në Marikaj, akuzohet për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë.