56-vjeçarja vdes në spital, familja: Nuk e prekën se ishte me…
Mjekët e urgjencës në spitalin e Durrësit, janë akuzuar nga një qytetar që pretendon se bluzat e bardha nuk kanë kryer misionin e tyre dhe për pasojë motra e tij ka ndërruar jetë në duart e tyre.
Albert Dedej, thotë se motra e tij 56-vjecare kishte shkuar në urgjencë pasi kishte kapërdirë një sasi medikentesh dhe për tre orë me radhë nuk është vizituar nga mjekët. Sipas tij, bluzat e bardha nuk u angazhuan aspak në këtë rest pasi motra e tij ishte bërë pis, teksa ishte rrëzuar në një kanal në zonën e Porto Romanos.
Dedej thotë se do bëjë denoncim edhe në policinë e Durrësit, me qëllim që kjo e fundit të nisi hetimet për rastin në fjale. Sipas tij ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë në Urgjencen e spitalit të Durresit.
Mjeket deklarojnë se rasti është trajtuar me përkushtim maksimal por për fatin e keq pacientja ka ndërruar jetë. Mjekësia ligjore po punon për të mësuar shkakun e vërtetë të vdekjes së 56-vjeçares, e cila sipas të afërmve është paraqitur e helmatisur nga medikamentet që kishte gëlltitur.
KOHA JONË SONDAZH

