6 ankande për shitjen e pronave publike – Nga posta kufitare, tek qentë e Policisë

12 objekte shtetërore janë nxjerrë në ankand nga Drejtoria e Pronës Shtetërore, të cilat janë nën administrimin e Ministrisë së Brendshme, të Drejtorisë së Shërbimit pyjor Dibër, të Bashkisë Kolonjë dhe Ministrisë së Financave.

Më konkretisht, referuar njoftimit të publikuar në ‘Fletoren Zyrtare’, në listë përfshihen objekte, magazina si dhe 7 qen që janë nën administrimin e Institutit të Përgatitjes së Qenve të Policisë.

Ankandi për këto të fundit do të zhvillohet më datë 11 dhjetor nga ora 9:00 deri në orën 12:00, ndërsa për objektet e tjera ai do të zhvillohet një ditë më pas, më 12 dhjetor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të interesuarit për blerje duhet të paraqesin vendin, datën dhe orën e njoftuar pranë komisionit të ankandit dokumentet e mëposhtme:

Swiss Digital Mobile Reklama
  • Kërkesë me shkrim për blerje e regjistruar pranë protokollit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë
  • Garancinë bankare apo mandate pagesën në origjinal që vërteton ngurtësimin e 20% të vlerës së fillimit të ankandit, në lekë
  • Dokument identifikimi (pasaportë biometrike ose letërnjoftim)

/scan

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?